Edhe pse KQZ nuk e njeh, Sali Berisha nis sot fushatën për zgjedhjet e 6 marsit

Edhe pse KQZ nuk e njohu grupin e Rithemelimit të PD-së për koalicionin me LSI-PDK, Sali Berisha duket se nuk do të presë datën 14 shkurt për nisjen e fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Takimi i parë i Berishës do të zhvillohet në Njësinë Administrative Sukth, paraditën e sotme në orën 11:00.

Gjatë këtij mitingu, ish-kryeministri do të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie të “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës, Ardian Muka. Takimi do të zhvillohet sot në orën 11:00, tek kompleksi “Selimi” në Qendër Sukth.

SHKARKO APP