Edhe pse me grip, Berisha vijon denoncimet: Qeveria luan bixhoz, arsimtarët nuk kanë marrë rrogat

Edhe pse i prekur nga gripi, Sali Berisha vijon me akuzat ndaj qeverisë ”Rama 3”. Ai ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke thënë se ende nuk ka dhënë pagat e dhjetorit për arsimtarët në mbarë vendin. Sipas kreut të PD-së, kryeministri Rama nuk ka u ka dhënë pagat mësuesve pasi fondin e caktuar për këtë gjë e ka përdorur për interesa obskure.

Postimi i plotë

Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor! Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve përfshirë këtu kamatën për vonesën. Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. Doktor përshëndetje!

Shqetësim i madh është mos’hedhja e rrogave të mësuesve për muajin dhjetor. Të lutem ngrije tani si shqetësim se jam me ata tani dhe duhet patjetër të ndërhysh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?