Edhe ministri Tahiri jep sinjalin se nuk votohet Byroja Kombëtare e Hetimit

I ftuar tek Arian Çani ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pyetur nëse Byroja do të votohet sepse edhe pa opozitën, mazhoranca i ka votat për këtë ligj.

Ja si përgjigjet ministri i Brendshëm

Tahiri: “Drafti do të kalojë në komisione. Pas komisioneve do kalojë në parlament, nëse parlamenti mendon se duhet ta shohë komisioni i reformës i takon atij. Ne si Qeveri menduam se duhet të kalojë në Parlament.
Nëse PD ka vullnet të vijë e të thotë ne duam këto apo ato ndryshime.Edhe kundërshtia e tyre është e trashë. Sot ministri i Brendshëm ka në varësi gjithë policinë, por unë nuk bëj hetime, as jap urdhra për hetime, nuk ndodh. Hetimin e bën policia. Në të gjitha shtetet e botë prokurori drejton hetimet”.

Ministri e di mirë se projektligji “Për Byronë Kombëtare të Hetimit” nuk do të miratohet në parlament, pasi LSI pa pranuar edhe PD nuk e voton. Aq me tepër që mosfutja prej kryeministrit Rama e Ilir Metës në protokollin shtetror për tu takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry i ka çuar në skaj marrëdhëniet mes Ramës e Metës. Informacionet thonë se ka qenë kryeministri që ka insistuar tek ambasadori amerikan Lu që të mos futet në axhendën e takimeve kryeparlamentari në mënyrë që ta godasë më lehtë. Por reagimi i LSI mendohet të jetë spektakolar në ditët në vijim, duke sjellë edhe rrëzimin e qeverisë.

Javët e ardhshme priten zhvillime të rëndësishme në mazhorancë.

 

SHKARKO APP