Edi dhe Linda Rama i dhurojnë Zogun e Parajses Monika Kryemadhit
Një Lule Parajse për Monika Kryemadhin. Kjo ka qenë dhurata e Edi dhe Linda Ramës për Kryemadhin. Lulja, e cila quhet shpesh edhe Zogu i Parajsës për shkak të formës që ka, simbolizon madhështinë, lirinë dhe perspektivën e mirë.
Sipas ekspertëve të luleve, një dhuratë e tillë kur dhurohet, do të thotë se dhuruesi dhe ai që e merr parashikojnë së bashku një të ardhme. A do të thotë kjo diçka mbi bashkëpunimin e mirë që çifti Meta kanë me çiftin Rama si dhe koalicionin PS-LSI?!
Lulja e Parajsës e mori këtë emër nga forma e petaleve. Kjo lule është e gjallë dhe e egër që ka siluetën e një zogu mbretëror me një shkëlqim të puplave në maje te kokës së tij. Një dhuratë e tillë nënkupton edhe lumturinë dhe gëzimin. Ajo është një lule festive dhe është një dhurate ideale festat e ditëlindjeve.
Po sipas ekspertëve, një tjetër simbolikë e kësaj dhurate është edhe fakti se një gjë e çuditshme dhe e mrekullueshme është gati të ndodhë. Nuk dihet me saktësi se pse çifti Rama zgjodhi këtë lule për Kryemadhin, por një gjë dihet me siguri, ajo është një lule shumë e veçantë për syrin, ndryshe nga të zakonshmet.