Edi Paloka: Deputetë të PS kanë pranuar në Amerikë se Berisha është lideri i PD-së

Deputeti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD së Rithemelimit, Edi Paloka thotë se deputetët socialistë e kanë pranuar edhe në Uashington se kreu i PD-së është Sali Berisha.

“Unë besoj se qëndrimet se qëndrimet jo vetëm të z. Bardhi, por edhe të deputetëve të tjerë kanë qenë mëse të qarta. Jo vetëm brenda PD, por së shpejti mbase do të merrni lajmin që edhe deputetë brenda Partisë Socialiste kanë pranuar edhe në Uashington se lider i opozitës është Sali Berisha dhe këtë nuk e diskuton njeri. Pastaj qëndrimet personale, e dua apo nuk e dua Sali Berishën apo Gazment Bardhin, këto janë çështje të tjera”, tha Paloka në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha vijon që të jetë në izolim, pasi që prej 30 dhjetorit 2023 po zbaton masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për dosjen ”Partizani”.

SHKARKO APP