Edi Paloka: Mjaft u ankove kafeneve! Dil e protesto përpara se të të shembin shtëpinë
Nga Edi Paloka, deputet i PD
Dil nesër e protesto! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” në fb!
Protesto përpara se të mendosh të largohesh. Ky është vendi ynë dhe këtu do rrisim femijët tanë.
Nuk ka nevojë të protestosh për politikanët. Protesto për vete e për fëmijët e tu!
Protesto për vjedhjen, dhunimin e poshtërimin që kjo qeveri të bën çdo ditë! Protesto kundër padrejtësive e arrogancës!
Protesto kundër një qeverie e një kryeministri që jo vetëm të vjedh për luksin e tij personal, po pasi të vjedh e të dhunon edhe tallet e kërkon të të poshtrojë!
Protesto përpara se të të vijnë te dera për të të shembur shtëpinë apo biznesin; përpara se të biesh viktimë e krimit apo e policisë së krimit; përpara se fëmijët e tu të mbetur pa shkollë e pa punë të marrin rrugët e emigrimit …
Protesto nëse nuk do që të trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedelë të pafytyrë që qëndrojnë në krye të shtetit me votën që ta kanë vjedhur ose blerë për një copë bukë e tani kërkojnë të të marrin gjithçka të ka mbetur!
Protesto nesër më 12 nëntor, ora 16.00
Protesto…