Edi Paloka kunja për ambasadoren amerikane: Ne besojmë te parimet e demokracisë, jo tek ata që “në emër të tyre” i shkelin në çdo hap!

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka publikuar një foto të një viti më parë dhe jep një mesazh ku duket se shigjeton ambasadoren amerikane në Tiranë.

Paloka shkruan se “ne besojmë tek parimet e demokracisë dhe drejtësisë, jo tek ata që në emër të tyre i shkelin në çdo hap”.

Në vijim mesazhi i plotë i Palokës:

Si sot një vit më parë.
Ne besojmë tek parimet e demokracisë dhe drejtësisë, jo tek ata që “në emër të tyre”, i shkelin në çdo hap që hedhin!

SHKARKO APP