Edi Paloka në vend të Bujar Nishanit
PD-ja do mbledhë sot Këshillin Kombëtar të saj, ku do të shkarkohet Bujar Nishani nga posti i kryetarit të këtij Këshilli.
Në vend të Nishanit pritet të votohet Edi Paloka, që deri me sot mban postin e nënkryetarit të PD.
Bujar Nishani, dikur president Republike dhe dora besnike e Sali Berishës, u konfliktua me Lulzim Bashën.
Kryetari i PD-së Basha e largoi duke i treguar derën drejt Lanës!
Berisha humbi edhe një besnik në kupolën e selisë blu.
Basha nga pak e përditë, me një skemë fine, po heq krejt njerëzit e ish-liderit të PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

