Edi Paloka: Nesër protestë para parlamentit, i është bërë “atentat drejtësisë”

Opozita organizoi edhe sot një protestë para dyerve të Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkohet dorëheqja kryeparlamentarit Ilir Meta, i akuzuar nga deputeti Tom Doshi se kishte organizuar një atentat ndaj tij. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ftoi qytetarët në protestën e nesërme para Parlamentit për të çliruar vendin, sipas tij,  nga sundimi i krimit që e ka kapur aktualisht. – “Partia Demokratike nuk do të lejojë që Republika jonë të bjerë dhe që ky atentat ndaj drejtësisë të ndodhë. Nesër do e ritheksojmë edhe një herë kërkesën tonë përpara Parlamentit: Meta të japë dorëheqjen dhe Rama të mbajë duart larg hetimit”, theksoi Paloka. Kreu i grupit parlamentar demokrat shtoi se Ilir Meta “e mban karrigen e tij vetëm për të penguar hetimin dhe për të fshehur ngjarjen”. Më 12 mars opozita organizoi një protestë të gjerë ku kërkoi dorëheqjen e krye-parlamentarit Meta, por ka vijuar edhe gjatë javës së fundit me protesta, duke i kërkuar largimin kreut të Kuvendit. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?