Edi Paloka nga Strasburgu: Parlamenti Europian u informua për situatën në Shqipëri

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë detaje në lidhje me diskutimet që kanë pasur përfaqësuesit demokratë me eurodeputetët në Strasburg. Paloka tha se përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë informuar eurodeputetët për situatën në Shqipëri, burgosjen politike të liderëve të opozitës.

“Eurodeputetët janë informuar për situatën politike në Shqipëri, burgosjen politike të lidershipit të opozitës. PPE mbështesin PD-në, vlerësojnë kontributin e saj në mbështetje të integrimit europian dhe kërkojnë goditje ndaj krimit. Partia Popullore mbështet nismën e PD-së. Këto janë informacionet që kanë dërguar kolegët”, ka thënë Paloka.

SHKARKO APP