Edi Rama: Vendi do hynte në krizë urie brenda vitit nëse rrisim pagat dhe pensionet

Kryeministri Edi Rama sqaroi në konferencën për prezantimin e planit për përballimin e krizës energjetike, se përse nuk mund të rriten pagat me 500 euro. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se nëse paga minimale rritet 500 euro sa hap e mbyll sytë, vendi hyn në një krizë urie në më pak se një vit.

Po ashtu Rama theksoi se nuk do ketë rritje energjie për shtresat në nevojë dhe biznesi i vogël.

Pra barra e rritjes do bjerë mbi biznesin e mesëm, te ata që punësojnë mbi dy veta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, sipas Ramës, as pensionet nuk mund të rriten shumë, pasi sipas tij, ato financohen nga sigurimet shoqërore dhe në vendin tonë me kontributet shoqërore nuk paguhen dot as gjysma e pensioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse e rrisim pagën minimale jo në 500 euro, por në 500 mijë lekë, sa hap e mbyll sytë, na duhet më pak se një vit që të hyjmë në krizën e urisë. Pagat e pensionet në një vend rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi. Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, pra nga kontributet e atyre që punojnë.

Pa hyrë në historinë e abuzimeve, të gropës së madhe, le të shohim sa sigurime shoqërore paguajmë ne. Me këtë nivel sigurimesh shoqërore e shëndetësore, ne sot nuk do të paguanim dot as gjysmën e pensioneve që paguajmë. Pjesën e munguar nga njerëzit e kemi mbuluar nga buxhet i shtetit, me afro 450 milionë dollarë në vit, që është shuma e ardhur nga taksat e aktivitetit ekonomik.

Nga ana tjetër, edhe pse afro gjysmë miliardi cdo vit ne i marrim nga taksat për të mbushur deficitin e pensioneve, që më 2014 ne i kemi ulur taksat dhe tatimet për 97% të shqiptarëve. Po ashtu biznesi i vogël paguan zero taksë, ndërkohë që deri më 2013 paguante 10% taksë. Këto janë fakte dhe cdo infermiere, cdo punonjës policie, cdo mësues, cdo kamerier, kuzhinier, etj, që ka punuar më parë, pra ka paguar taksë nga paga para 2013, këtë që po them e verifikon shumë lehtë dhe e di shumë mirë”, tha Rama.

Pjesë nga fjalimi:

Nuk ekziston asnjë kryeministër, edhe më i keqi në botë, që dëshirën e vetë nuk ka të rrisë pagat e pensionet, sa dëshirojnë qytetarët. Na akuzojnë se kemi rritur çmimin e energjisë, por shiheni këtë tabelë. Me reformën tonë çmimi i energjisë u ul për të gjithë familjarët nën 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më prej atëherë. Ky është një çmim nën koston e prodhimit, që është mbajtur i palëvizur për të mos lënduar askënd.

Ne nuk i futëm të tërë në një thes dhe me vendim qeverie krijuam një mburojë për ata që ishin realisht në nevojë dhe prej 2015 ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, që do të thotë se ata e marrin nga qeveria këtë shumë të diferencës në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike.

Qeveritë e këqija rrisin paga e pensione pa i marrë parasysh pasojat që sjell një rritje pa u bazuar në fakte, por vetëm në dëshirë dhe politikë. Të rritësh paga e pensione përtej aftësisë paguese do të thotë të qeverisësh me ndërgjegjen e Sudes.

Dikush po thotë se 8 vjet më parë në i kemi patur pagat më të larta dhe sot jemi të fundit. Faktet nuk janë opinione. Qeveria ka vendosur një mburojë për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër, konsumatorët ishin të ndarë në dy fasha. Fasha e sipërme, pra familjet me të ardhura mesatare dhe të Larta kishin një çmim 13.5 lekë për kv/h. Me reformën tonë u ul për të gjithë familjarët në 9.5 lekë qysh në 2015 dhe nuk është prekur që atëhere.

Ne nuk i futëm të tërë në një thes dhe me vendim qeverie krijuam një mburojë për ata që ishin realisht në nevojë dhe prej 2015 ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, që do të thotë se ata e marrin nga qeveria këtë shumë të diferencës në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike” tha ndër të tjera kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?