Edi Rama dhe Mirela Kumbaro sëbashku çmim “Vrimë”-s
Edi Rama ishte sot në 95-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare. U organizua një aktivitet i rëndësishëm i transmetuar ‘live’ këtë të dielë, ku mes fjalimeve të shefit të qeverisë, drejtoreshës së institucionit dhe ministres se kulturës Kumbaro, u dhanë vlerësime për autorët e letërsisë shqipe.
Çmimi Kombëtar “Lumo Skëndo” shkoi për botimin me poema “Vrima” të shkrimtares Rita Petro.
Në motivimin e vlerësimit, ministrja Mirela Kumbaro nënvizoi: “Botim elegant që harmonizon konceptualen e imazhit dhe artin e poezisë me provokimin estetik duke pasuruar shijen bibliografike të leximit.”

“Vrima” nga Rita Petro është një vëllim me poezi erotike, i cili ngjalli jo pak debate në kohën kur u botua, mjafton të kujtojmë një pasazh nga botimi i autores Petro:
“Tani je ne doren time,kush je ti?mashkulli yt,cfare eshte ky ketu?penisi,preke me dore uau,sa I madh po behet?leviz si me magji!tani hiqi breket ule koken,dhe shih mes kofsheve..kjo eshte lulja ime.ha ha ha akoma me perralla ti?vagina perserite Vagina!uauuu…vagina ime,tani mesoje mire, kur ky futet ketu ky quhet seks!”.
A ka më bukur se sa kur merr çmim për "Vrimën" dhe ndodhet edhe kryeministri? Gjithsesi viti 2015 e dha çmimin nga ministria e kulturës për "Vrimën"
KOHA JONË SONDAZH

