Edi Rama flirton me idenë e një koalicioni me Bashën: Do ta shpëtoj Lulin nga LSI!

Në fjalimin e tij, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama ka flirtuar me idenë e një bashkëpunimi, ose ndryshe një koalicioni, me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

Rama tha se kërkon ta shpëtojë Lulzim Bashën nga LSI-ja dhe herë pas here, i’u referuar Bashës si “çun i mirë”, ndërsa sulmoi Kryemadhin dhe Metën ashpër, gjatë të gjithë fjalimit.

I pyetur nga gazetarët, se si do ta shpëtojë Bashën nga LSI, Rama buzëqeshi dhe tha: “Avash, avash”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është hera e parë që Rama flirton me idenë e një bashkëpunimi me Lulzim Bashën, por marrëveshja e fshehtë dhe famëkeqe e vitit 2017, mes Bashës dhe Ramës, tregon se një opsion i tillë nuk është i pamundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elementë pranë Ramës, gjithashtu e kanë ngritur publikisht nëpër tryeza televizive, këtë tezë, se vendi ka nevojë për një qeverisje të përbashkët të PD-së dhe PS-së.

I takon kryetarit të opozitës, t’i adresojë publikisht këto deklarata dhe t’i shpjegojë qytetarëve shqiptarë, nëse ekzsiton shansi i një koalicioni pas zgjedhor me Edi Ramën, gjë të cilën ai asnjëherë nuk e ka mohuar kategorikisht.

Marrë nga TPZ.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?