“Edi Rama gënjen sa herë hap gojën”, PD: Ja videoja e mashtrimit të Ramës për shqiptarët e larguar nga Shqipëria

Partia Demokratike përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm Gazment Bardhi poston videon që ajo e cilëson si të mashtrimit të Edi Ramës për shqiptarët e larguar nga Shqipëria

Në komentin e tij bashkëngjitur videos në fjalë, Bardhi shprehet se është koha të largohet ai, jo shqiptarët nga vendi i tyre, duke shtuar se Edi Rama gënjen sa herë hap gojën.

“Sa herë flet, Edi Rama vetëm gënjen. Sa më i bujshëm premtimi, aq më i madh mashtrimi. Ndiqeni në video si gënjen sot dhe çfarë ka premtuar para ardhjes në pushtet për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Paaftësia, etja për pasurim të paligjshëm përmes vjedhës, padrejtësia, hendeku i madh i krijuar nga pushteti, detyruan shqiptarët të ikin nga vendi.

Edi Rama ka punuar vetëm për vete, aspak për shqiptarët. Nuk ka mbajtur asnjë premtim, nuk ka asnjë bilanc pune në dobi të shqiptarëve. Boll më me këtë kryeministër të paaftë!

Është koha të largohet Edi Rama, jo shqiptarët nga vendi i tyre. Është koha për ndryshim!”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

SHKARKO APP