Edi Rama: Halim Kosova, një doktor i lodhur

 

Largimi i Erion Veliajt nga qeveria pasi do të garojë për Bashkinë e Tiranës nuk do të pasohet me formatim të ekzekutivit, por vetëm zëvendësim të tij. Kryeministri Rama e pohon këtë për herë të parë në një intervistë për Tv Klan.

Mazhoranca i ka mbyllur tashmë të gjitha kandidaturat për kryetarë të bashkive. Mes socialistëve pati kritika se në përzgjedhjen e tyre nuk pati proces. Kryeministri nuk preferon t’i komentojë ato.

Komente nuk preferon të bëjë as për analizen e Ben Blushit për Rilindjen, por deklaron se është krenar dhe entuziast si në ditën e parë të qeverisë për projektin e Rilindjes.

Gara për Tiranën mbetet më e rëndësishmja për këto zgjedhje. Ndaj kreu i mazhorancës ka një koment për kandidatin e opozitës. Ai thotë se Doktori i parë, (Berisha) ishtë energjik, ndërsa Halim Kosova, sipas tij është një doktor i lodhur që mund të drejtojë azil pleqsh por jo Tiranën.

Kryeministri Rama u përgjigjet dhe akuzave të opozitës për keqeverisjen që sipas tyre i ka detyruar shqiptarët t’i drejtojnë sytë drejt Europës për të jetuar, çka ka rritur në mënyrë të paprecedent numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria në 2 vitet e fundit.

SHKARKO APP