Edi Rama hap thesin e lekëve sot në pikë të mëngjesit!

Edi Rama nuk po ndalon te thesi i lekëve. Pasi ka postuar dje gjithë ditën lekë, prapë e nisi ditën e fundit të vitit 2022 me “hapje thesi”.
Ja se çfarë shkruan Edi Rama sot në pikë të mëngjesit:
“MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000 Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”.
Kryeministri është treguar i kujdesshëm te administrata. Ka shpërblyer vetëm ata me pagë mujore nën 60 mijë lekë pagë bruto. Me shumë djallëzi ai e ka bërë këtë te administrata që të mos ketë gojë opozita ta sulmojë se po jep lekë administratës së lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?