Edi Rama heq video-live kur Presidenti Meta mban fjalimin
Politikë E Diel, 23 Maj 2021 10:48
Për herë të dytë në një ceremoni shtetërore, kryeministri Edi Rama ka përfunduar video-live në Facebook kur Presidenti Ilir Meta u bë gati për të mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë e nga “Defender 21”, që po mbahet në sheshin “Nënë Tereza”. Rama mbajti hapur video-live që nga nisja e ceremonisë e deri tek përfundimi i fjalimit të tij.