Edi Rama: Ja pse nuk kam shkuar në Bjellorusi

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në Twitter, ka shpjeguar se përse këto ditë nuk ka shkuar në Minsk të Bjellorusisë për të zgjidhur krizën.

Kryeministri shprehet se për të marrë pjesë në negociata duhet dakordësia e të dy palëve. Nga ana tjetër, ai thotë se këto ditë ka pasur shumë komunikime me liderë ndërkombëtarë për rolin që Shqipëria ka në prezencën e OSBE.

“Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.
Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.
Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë????”,- shkruan kreu i qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?