Edi Rama: Ka ende shumë punë, për të mbyllur “plagët” në shëndetësi
Në sektorin e shëndetësisë ka ende shumë punë për të bërë. Kryeminsitri Edi Rama pranoi se shqiptarët dy vjet nga ardhja e socilaistëve në pushtet, prisnin shumë më tepër për një shërmbim shëndetësor më të mirë.
Gjatë fjalës së tij në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Biomjekësore, kreu i qeverisë theksoi: “Ka nisur një operacion në fushën e mjekësisë shumë i vështirë, por që do të ketë sukses”.
“Më parë mungonin ilaçet, pasi shteti u kishte borxhe furnitorëve. Shteti u kishte 40 milionë dollarë borxhe furnitorëve të ilaçeve, ndërsa sot i kemi ulur mesatarisht me 30% çmimet e medikamenteve”, shtoi Rama.