EDI RAMA: KETI BAZHDARI DHE PS (23) DREJTIMI I DUHUR PËR SHKODRËN

 

Dje në Shkodër në një mikpritje të jashtëzakonshme, me një mbështetje super entuziaste ndaj Ketit dhe projektit të saj. Shkodra sot dallon shumë fort dhe ka një kontrast shumë të qartë, me realitetet ku drejtojnë kryebashkiakët socialistë dhe progresistë dhe ku në 18 muaj ka filluar të fryjë fort era e rilindjes për të cilën shqiptarët votuan në 23 qershorin e vitit 2013. Ndërkohë që e vetmja gjë që mbaj mend dhe kam frikë se do ta mbajë mend gjatë nga bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës, është që na u desh tre javë për të marrë çelësin e stadiumit për të filluar punën në kantierin transformues të stadiumit të vjetër. Më 21 qershor, Shkodranët duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre historike, të votojnë Keti Bazhdarin dhe Partinë Socialiste ne Nr. 23, për ta bërë Shkodrën lokomotivë të transformimit të madh historik, që së bashku me Ketin ne të bëjmë në Shkodër 4 vitet e ardhshme, më shumë se sa u bë në 25 vjet të marra bashkë. #KetiBazhdari#PS_DrejtimiiDuhurpërShkodrën

SHKARKO APP