Edi Rama lë jashtë axhendës me John Kerry kryeparlamentarin Meta

Sekretari Kerry do të mbërrijë në Tiranë, ditën e Shën Valentinit në orën 9.00. Ai do të ketë një takim në Rinas me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Më pas Sekretari Amerikan i Shtetit do të pritet në kryeministri nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Më pas axhenda e Sekretarit Kerry do të vazhdojë edhe me një takim në Hotel Rogner me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë që në axhendën e Kerryt do të ketë vend edhe për një takim me zv/kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Ajo që bie në sy është fakti që John Kerry nuk ka në axhendën e tij një takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Dhe kjo do të jetë hera e parë që një Sekretar Amerikan Shteti i cili viziton Shqipërinë, nuk takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë.

Po kësaj radhe kush e përjashtoi Ilir Metën nga axhenda e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan? Përsëri Tom Doshi me Dritan Priftin? Tashmë Edi Rama nuk mund të ketë asnjë alibi përpara aleatit të tij Ilir Meta. Izolimi i Ilir Metës ka vetëm një shkaktar. Ai është Edi Rama. Ndërsa ish-kryeministri Berisha ka preferuar të qëndrojë jashtë delegacionit të PD-së që do të takohet me Sekretarin Kerry, duke respektuar mospërfshirjen e tij në asnjë funksion drejtues në PD, Ilir Meta do të ishte i gatshëm të ishte në delegacionin e kreut të qeverisë sa për të hequr çdo dyshim se ka një izolim perëndimor ndaj tij. Por as këtë nuk ka bërë Edi Rama, aleati që 6 ditë të javës punon si ta eliminojë politikishtë, dhe çdo të mërkurë i përbetohet se po e sulmon Toma me Priftin për inatet e vjetra.

A mund të besohet se edhe jashtë axhendës së Sekretarit Kerry e ka lënë Toma me Priftin? Kësaj radhe nuk ka më asnjë alibi.(syri.net)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?