Edi Rama: Loja e Bashës me foto nga morgu, kriminale

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sot qytetarëve me një mesazh publik pas denoncimeve të forta të PD për menaxhimin e pandemisë.

Me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama u ndal në fotot e publikuar nga mediat për situatën në morgun e Tiranës. Kryeministri u shpreh se “fotot janë lojë kriminale e Lulzim Bashës”.

Rama tha se manipulimi me vdekjen nuk është karakter i këtij populli dhe as i shumicës qeverisëse. Edi Rama sulmoi opozitën dhe kreun e shtetit, të cilët sipas tij janë bërë aleatë me koronavirusin.
Shumica e fjalimit të kryeministrit nuk ishte përgjigje për akuzat mbi pandeminë, por një kundërofensive me sulme dhe fyerje ndaj PD, LSI dhe kreut të shtetit. Rama foli për Kasetën e Krushës, zgjedhjet në LSI, komisionin e zgjedhjeve në PD, për këshilltarët e kreut të shtetit, por shumë pak për mënyrën sesi qeveria po menaxhon pandeminë.
Kryeministri tha se është e panevojshme që të hyjë prokuroria për hetime lidhur me numrin e viktimave, pasi sipas tij, jemi në kulmin e pandemisë.

SHKARKO APP