Edi Rama mbërrin në Slloveni, pjesë e panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Slloveni, ku do të jetë i pranishëm në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit. Zyra e Kryeministrisë ka shpërndarë pamjet, teksa shihet kreu i qeverisë shqiptare teksa mban një çadër në dorë për shkak të kushteve të këqija klimaterike.
Pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtme e të ftuar të nivelit të lartë.
Qeveria sllovene organizatore e forumit thotë se “i 18 forum strategjik i Bledit synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale në të ndërtuarin e shoqërive të qëndrueshme bazuar në solidaritet”.