Edi Rama mbërrin në zyrat e OSBE, kryeministri do të vizitojë edhe Moskën (VIDEO)

Sot mbahet ceremonia ku Shqipëria zyrtarisht do të marrë presidencën e OSBE-së dhe do të mbajë kryesimin e saj për 12 muaj. Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka konsideruar një moment historik për vendin. Mësohet se Rama do të mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën plenare të këshillit të OSBE dhe nga ana tjetër, rreth orës 12:00 kryeministri i Shqipërisë do të mbajë një konferencë për shtyp.

18 nga punonjësit në zyrën e OSBE-së janë shqiptarë ose 60% dhe 12 janë të huaj ose 40% e stafit prej të cilëve 2 italianë, 2 gjermanë, 2 norvegjezë, një austriak, një zviceran, etj. Kryeministri, njëkohësisht dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Kryetar i OSBE-së Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së përparësitë e Shqipërisë sot në Vjenë.

Më herët Rama është shprehur se kryesimi i OSBE-së është një prestigj i madh për Shqipërinë. ”Janë 3 takime të para që bëhen njëherësh, takime në SHBA, qoftë në Kongresin Amerikan, qoftë në Kombet e Bashkuara, takimet në Ukrainë dhe në Moskë. Aty do dimë ekzaktësisht kush do ta presë dhe me kë do diskutojmë”.

Intervistë e dhënë për Top Channel

TCH: E keni quajtur marrjen e kryesimit të OSBE-së si një moment historik për vendit tonë. Çfarë do të përfitojë Shqipëria nga drejtimi i OSBE-së?

Shqipëria ka marrë nga OSBE për shumë vite dhe sot është momenti kur Shqipëria është në pozitën që të japë. Pastaj ky është një prestigj i madh për Shqipërinë në radhë të dytë sigurisht për ne do jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ne ndjejmë përgjegjësinë shumë të madhe por është dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të manifestuar ndërkomëbarisht tiparet dhe kapacitetet e një Shqipërie që paskëtaj të jeni të sigurt që do shihet edhe me më shumë respekt për ata që e njohin dhe për ata që deri më sot nuk e njohin”.

TCH: Por, a i ka Shqipëria kapacitet për të drejtuar një organizatë në ët cilën aderojë plot 57 vende?

Rama: Sot kemi qenë në zyrat e posaçme të këtij misioni të jashtëzakonshëm që kemi marrë përsipër dhe aty edhe kolegët tuaj e kanë parë që ka një skuadër me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përzgjedhur me shumë kujdes që janë një garanci absolute për suksesin e misionit.

TCH: Sot do mbani një fjalë në asamblenë permanentet. Cilat do jenë mesazhet?

Sot është marrja zyrtare e drejtimit të OSBE-së dhe do ti drejtohem të gjithë përfaqësisë së gjerë të këtyre 57 vendeve që do jenë prezent përmes ambasadorit të tyre duke ju komunikuar sfidat dhe prioritet.

TCH: Ju do duhet të udhëtoni drejt Moskës dhe Ukrainës në një takim të mundshëm me Putin, çështjet që do bisedoni cilat janë?

Së pari ne presim konfirmimet dhe normalisht kemi kërkuar takimet. Janë 3 takime të para që bëhen njëherësh, takime në SHBA, qoftë në Kongresin Amerikan, qoftë në Kombet e Bashkuara, takimet në Ukrainë dhe në Moskë. Aty do dimë ekzaktësisht kush do ta presë dhe me kë do diskutojmë

SHKARKO APP