Edi Rama mesazh për mbështetësit e opozitës: Shkatërrojini në ditën e gjykimit
Në një video-mesazh drejtuar opinionit publik, kryeministri Edi Rama theksoi se koha kur krerët e shtetit në Shqipëri nuk reagonin kur u drejtohej gishti ka kaluar tashmë. Po ashtu Rama pati një thirrje për mbështetësit e opozitës. “Shkatërrojini në ditën e gjykimit”, u shpreh kreu i qeverisë, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme.
”Tek e fundit të paktën, ana italiane e këtij bashkëprodhimi të neveritshëm,e pranoi se nuk janë drejtpërdrejt ata që akuzojnë, por janë këtu. Ata i mblodhën dhe bënë një çorbë. Nuk kam asgjë me gazetarin Italian. Ia përplasa syve të vërtetat, madje e postova në këtë faqe të pacensuruar.
Se po të kisha atë hall, nuk rrija në këmbë të udhëhiqja Shqipërinë, por ulesha të bahçja në katund. Unë ju them mos i falni më ata që e bëjnë këtë, shkatërrojini me votë në ditën e gjykimit. Pakica mund të mos bashkohet, por të paktën mos t’u shkojë pas atyre, se janë mishërimi i së keqes. Ky vend ka kryer punë me ta, me atë shpirt të keq që ka kryer punë. Kokën lart dhe vetëm përpara”,-tha Rama.