Edi Rama: Na duhen 10 vite për t’u bërë pjesë e BE

Kryeministri i Shqipërisë thotë se dëshira e tij për të hyrë në Bashkimin Evropian nuk është lëkundur nga Brexit, por ai bën thirrje për “ndryshime thelbësore” në natyrën e lidershipit të bllokut për të garantuar mbijetesën.

Në një intervistë për AFP, Edi Rama e ka përshkruar gjithashtu krizën e emigrantëve – ku qindra dhe mijëra njerëz të larguar nga shtëpitë kanë kaluar përmes Ballkanit – si një “turp për Evropën”.

Rama, 51 vjeç, e cilëson votën e popullit britanik për të dalë nga Bashkimi Evropian si “tronditjen më të madhe” të bllokut me 28 anëtarë, duke shtuar rëndësinë e BE-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Në këtë rajon”, – thotë ai, – “ka mbetur diçka që në një farë mënyrë është zhdukur në vendet më të zhvilluara; kuptimi i vërtetë i Evropës si projekti më i madh për paqen, ashtu si për sigurinë dhe zhvillimin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pas Brexit, kërkohet një ndryshim thelbësor në natyrën e lidershipit evropian, është e nevojshme, përndryshe BE rrezikon të shpërbëhet pjesë-pjesë me pasoja që nuk mund të jenë pozitive”, paralajmëroi Rama.

Shqipëria është vend kandidat që prej mesit të vitit 2014 dhe Rama beson se anëtarësimi do të ndodhë “nëse BE ekziston një ditë kur Shqipëria të jetë gati”.

Kryetari i Partisë socialiste, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranë dhe kryetari i qeverisë nga viti 2013 foli për AFP në prag të Samitit të Ballkanit që do të mbahet javën e ardhshme.

Dështimi me emigrantët

Ai u “përplas” me mungesën e planifikimit të BE-së gjatë krizës së emigrimit, duke e quajtur “një turp për Evropën” dhe “një turp për vendet të cilat kërkojnë t’i shpëtojnë problemit”, nën pretekstin se “gjeografikisht ata nuk ishin prekur”.

Rama tha se Shqipëria që nga fillimi ka qenë “gati për të marrë përgjegjësinë” për të pritur “një numër refugjatësh, në proporcion me vendin, dhe në një plan evropian.

Shqipëria, me një popullsi 2,8 milionë banorë nuk u bë një pikë kryesore e kalimit për emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën perëndimore, edhe pse qindra mijëra kanë kaluar përmes shteteve fqinje gjatë vitit të kaluar.

Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka mbetur në margjinat e krizës.

Ndërkohë, Rama po punon që të miratojë në parlament një reformë për luftimin e korrupsioni në sistemi ne drejtësisë, si një parakusht i vendosur nga BE për anëtarësim. “Drejtësia shqiptare është shembulli më i jashtëzakonshëm pse nuk është anëtare e BE-së dhe pse na duhen 10 vite për t’u bërë pjesë e saj. Është një turp për këtë vend”, shprehet ai.

Rama pranoi se ka çështje të tjera të vështira me të cilat përballet Ballkani, si refuzimi i Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës, destabilitet politik i Maqedonisë dhe brishtësia e Bosnjes.

Por ai këmbënguli: “Ndryshimet në çdo vend dhe në Ballkan janë të lidhura me një fakt të thjeshtë: njerëzit e Ballkanit duan të jenë pjesë e Evropës”.

Ai vuri në dukje vizitën e tij historike në Serbi në vitin 2013 – e para e një kreu të qeverisë shqiptare në 68 vjet dhe vizita reciproke në Tiranë nga ana e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.

Rama arriti në përfundimin se “Evropa është një forcë e natyrshme “drejt” një zonë paqeje, sigurie dhe bashkëpunimi”.

Në sajë të ëndrrës evropiane, tha ai, “ne pamë barazimet e pamendueshme.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?