Edi Rama: Në janar zgjidhen kryetarët e degëve të PS

Kryetari i PS-së Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje me koordinatorët e kësaj partie për të konkretizuar disa afate të reja për zhvillimin e punëve në parti.

Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të organizatave do të përmbyllet brenda muajit janar, teksa është lënë të punohet për përgatitjen e kushteve që brenda këtij muaji të mund të zgjidhen kryetarët e partisë për 61 degët e PS-së, që përbëjnë 61 bashkitë e vendit, raporton Report TV.

Në ato bashki ku procesi i zgjedhjeve në organizata ka mbaruar, nuk mund të zhvillohen ende zgjedhjet për kryetar pasi procesi do të zhvillohet në një ditë të vetme për të gjitha bashkitë e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto degë të partisë që kanë ecur me afatet, gjatë muajit janar do të punojnë me zgjedhjen e delegatëve për në Kongresin e  PS-së, mbledhja e të cilit është e pamundur në janar, dhe afati më i mundshëm është marsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?