Edi Rama në Prishtinë: Liderët e shqiptarëve janë të prapambetur
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si të prapambetur liderët e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës.
“Klasa politike e shqiptarëve ka një kapacitet të ulët reflektimi dhe lidershipi”, ka thënë Rama.
Edi Rama: Pozicioni i shqiptarëve ka ndryshuar në rajon.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se pozicioni i shqiptarëve në rajon ka ndryshuar, mirëpo, jo edhe përgjegjësia e shqiptarëve me të ardhmen.
“Ky është momenti ynë”, ka thënë Rama.Rama ka thënë se terreni është i mbarësuar me potencial ndryshimi.
“Lajmi i mirë se shqiptarët janë të respektuar më së shumti në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rama, teksa ka folur, në tryezën e organizuar nga FOL.
(Express)
KOHA JONË SONDAZH

