Edi Rama në Shkodër: Vizitë në “Vendin e dëshmisë dhe kujtesës”
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Shkodrën.
“Vizitë në “Vendin e dëshmisë dhe kujtesës”, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë”, shkruan Rama.