Shabani: Sjellja e rrezikshme, karshillëk BE-së në emër të popullit shqiptar

Gjuha e kryeministrit Edi Rama krah Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, për kryetarin e nismës ”Thurje”, Endri Shabani, është e rrezikshme. Sipas tij, mungesa e transparencë dhe informacionit për publikun e gjerë lidhur me çfarë është negociuar, është një gjë shumë shqetësuese. Sipas tij, marrëdhënie e re e vendosur nga kryeministri Rama është një kthim pas në rrugën e integrimit Europian të vendit.

”Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë marrdhënie private mes dy liderëve por janë mes dy popujve. Ne duhet të dinim më shumë çfarë po negociohet, çfarë po merret e çfarë po jepet, që është pjesë e shqetësimit të dytë; rrëshqitja e Shqipërisë duke u larguar nga rruga e integrimit evropian drejt disa autokracive të së shkuarës. Nëse BE sot refuzon Ramën, nuk refuzon popullin shqiptar. Nëse Rama mendon se në kurriz të popullit shqiptar do të krijojë aleanc të reja për t’i bërë karshillëk integrimit të vendit në BE unë mendoj që kjo është e rrezikshme dhe akoma më shumë nëse nuk flasim për këtë. Nuk duhet harruar se e gjithë historia e identitetit të kombit shqiptar është historia e pavaërsisë nga perandoria osmane. Ata liderë që kanë luajtur një rol në historinë tonë kanë synuar pavarësinë nga perandoria osmane. Tani shohim një lider të ri që përulet para një lideri autokrat të Turqisë që është në përplasje me BE dhe NATO dhe e bën këtë duke kritikuar BE në takim. Një sjellje e rrezikshme, Rama po i bën karshillëk BE-së në emër të popullit shqiptar”,-tha Shabani.

SHKARKO APP