Edi Rama në zonën e luftës Ukrainë-Rusi (FOTO)
Në cilësinë e drejtuesit të radhës së OSBE, kryeministri Edi Rama ka vizituar sot zonën e luftës në Ukrainë.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kreun e qeverisë shqiptare teksa udhëton në bordin e një helikopteri ushtarak ukrainas.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ambasadori shqiptar Igli Hasani. Rama ka vizituar zonën e qytetit Dnipro, zona e Dontesk në Ukrainë.
Gjatë vizitës në zonat e konfliktit në Ukrainë, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Komisionerja e të Drejtave të Njeriut të Ukrainës, Verkhovna Rada.
Mediat ukrainase shkruajnë se Rada i ka kërkuar Edi Ramës që si përfaqësues i OSBE të shfrytëzojë mekanizmat ndërkombëtar për kalimin pa probleme të qytetarëve të Ukrainës në zonën e Donetsk dhe Luhansk. Ajo i ka shprehur dhe shqetësimin për mos respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e forcave pro ruse, që kanë pushtuar rajonet e qyteteve Donetsk dhe Luhansk.