Edi Rama: “Një erë e re po vjen për Shkodrën”. Fillojnë projektet për kryeqendrën e veriut
“Një erë e re po vjen për Shkodrën.
Hidhet hapi i parë për zbatimin e projektit të ballinës ujore të Urës së Bunës, që do të transformojë krejt hyrjen e qytetit të Shkodrës, ku ka nisur tashmë procedura e tenderimit vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare.
Nga një hapësirë e keqtrajtuar në vite, hyrja e qytetit do të kthehet në një nga zonat urbane më të bukura në vend. Projekti do të integrojë në një hapësirë të madhe këmbësore dhe për biçikleta dhe punimet e nisura të bypass-it, loti 2′- shkruan kryeministri Rama në facebook.