Edi Rama njofton ndarjen nga jeta të njeriut të tij më të dashur

Nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare ditën e sotme.

Ajo ka ndërruar jetë rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Kryeministri Edi Rana njoftoi përmes rrjeteve sociale humbjen e njeriut të tij më të dashur.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam?”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

SHKARKO APP