Edi Rama nuk tërhiqet nga deklarata për bashkim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u qëndron deklaratave të dhëna para disa ditësh në medien e Kosovës ku i hodhi dorashkën e sfidës Bashkimit Evropian, teksa paralajmëroi se nëse Kosova e Shqipëria nuk do të integrohen në BE, ato do të bashkohen sipas mënyrës tradicionale, shkruan sot Koha Ditore.
Madje ai ka injoruar në një farë mënyre reagimet e BE-së dhe të SHBA-së lidhur me këto deklarata.
Të premten, në përfundim të mbledhjes konsultuese me grupin parlamentar për kandidatët e zgjedhjeve të 21 qershorit, kryeministri Rama ka folur për mediet, duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh të gazetarëve.
Sa i përket pyetjes nëse ishte shqetësuar apo jo për vërejtjet e Brukselit lidhur me deklaratat për bashkim kombëtar me Kosovën, nëse vonohet integrimi në BE, në ikje e sipër shefi i Qeverisë shqiptare ka mbajtur një qëndrim të prerë duke u përgjigjur ”Fare”.
Por, ndryshe ka vepruar vartësi i Ramës, shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati.