Edi Rama: Partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të PS nuk ka kursyer kritikat ndaj të vetëve për hapjen e partisë.

Rama thotë se 5 mijë e 500 organizatat e PS në gjithë vendin duhet të hapin dyert për çdo qytetar, dhe jo vetëm për të dhënë e marrë punë shteti për veten e kushërinjtë.

Ai iu drejtua të vetëve, teksa tha se partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, ndërsa mes zgjedhjeve të mbahet gjallë si moçal për interesa të të privilegjuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Ramën, rezultatet e hapjes së partisë nuk janë në nivelet që pretendohet dhe gjithmonë për këtë ka justifikime që e kanë shtyrë në kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘’Asnjëherë skam qenë më i trazuar pas një fitoreje se kësaj here. Jo se sfidat e mëparshme kanë qenë të lehta, dhe të nesërmen e fitores kam parë fusha me lule. Sa më shumë gara fiton, aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit.

Kjo sfidë e re më të madhen e vështirësive, ka vështirësië e të kuoptuarit, besuarita, adresimit me të gjitha forcat të nevojës ëpr t’u përmirësuar më tutje. Si individ, skuadër, familje politike.

Dehja nga fitoret, prirja vetëpëlqimit, rënia e dëshirësp ër të përmirësuar, shpërfillja ndaj dobësive, boshllëqet, shurdhimi ndaj kritikave janë tipare karakteristike të fituesve që kthehen

Të ngulim këmbët në tokë e shtrijmë sytë në horizont. Kjo që kemi përpara është koha që ne të gjejmë fuqi të reja për të parë veten, skuadrën tonë si kolektiv, për ta parë fitoren tonë me sy kritik.

Na duhet një forcë e re, pasion i ri politik, kapërcim i vetvetes për ta ngjtiur më lart Shqipërinë. Të gjejmë për të ngulmuar edhe më fort në punën ton,ë duke korrigjuar sa më parë të jetë e mundur, sa më shumë të jetë mundësia gjithccka kemi konstatuar apo konstatojmë se nuk shkon.

PS duhet të bëhet një komunitet që jeton me aspiratën, aspiratën e madhe për t’i sjellë Shqipërisë drejtësi e mirëqënie, ccdo ditë e më pak një ngrehinë për organizata ku shkon të merret për të marë punë në shtet, apo dilet për të përplasur derën.

5 mijë e 500 dyert e organizatave tona në Shqipëri duhet të behen 5 mijë e 500 dyer të hapura mundsisht për qindra mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike.

Mendimin dhe aktivizmin politik. Vullnetarizmin e solidaritetin social. Për të debatuar tema me interes publik. Për të ndarë tema e shqetësime për komuntiet përkatës e Shqipërisë, dhe jo për të marrë e dhënë punë shtet për vete e kushërinj,”- tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?