Edi Rama: Pas Vlorës të gjitha bashkitë po lirojnë hapesirat publike

Kryeministri Rama tregon në një video live se pas Vlorës të gjitha bashkitë po lirojnë hapesirat publike. Me tej ai vazhdon se mungesa e ujit në Vlorë vjen nga paaftësia dhe paturpësia e zyrtarëve vendorë.

Rama u ndal te lirimi i hapësirave publike, duke thënë se do të ketë aksione edhe në qytete të tjera.

Po ashtu u ndal te situata në Theth ku tha se është shumë shqetësuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të bëjnë suksese, fitime por jo duke zaptuar. Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë do vazhdojmë ta bëjmë në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër. Sepse këto qytete kanë marrë një hov të madh, do të përballen me sfida të reja, është e papranueshme që Vlora të vuajë për një furnizim të rregullt me ujë, që pengohet nga paaftësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë problemi të zgjidhet sapo ndryshon koka e punës. Është koha për një riorganizim dhe rivizatim të punës. Do të krijojë vlerë të shtuar në periudhën në vijim sepse ka shumë punë për të bërë. Kemi zhvillime të reja shumë të rëndësishme në Durrës, në Vlorë e Fier po ashtu Tirana nuk diskutohet dhe mbi të gjitha kemi një besim të madh pavarësisht pengesave të mëdha, vazhdon puna për të pastruar plagën e tmerrshme që iu hap Thethit. Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin që do të kërkojë nga KLP të qëndrojë mbi prokurorinë e Shkodrës, sepse realisht është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth. Këta njerëz në shkollë bëjnë një lëndë që quhet logjikë, ndërsa në deklaratën e tyre, vetëm logjikë nuk ka. Kjo përkthehet në dëm të madh për natyrën, vendin, pasurinë tonë të përbashkët, si dhe për imazhin.”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?