Edi Rama paska lind me “këmishë”
Nga Daniel Muçaku-
Ajo çfarë po ndodh në PD, ku “djali politik” i ish-kryeministrit Berisha, Lulzim Basha po sulmon, akuzon, tjetërson PD-në e cila është një aset kombëtar e ku sot pamë një akt të shëmtuar se si po shkatërrojnë partinë e vlerave të Dhjetor ’90; kjo është çmenduri e madhe në selinë blu.
Ndërkohë që PD-ja ka hyrë në një luftë për jetë a vdekje dhe ku mendon se do jetë shumë e vështirë ta marrë veten kjo forcë politike e cila dikur rrëzoi komunizmin, nga ana tjetër kryeministri Rama qeveris pa asnjë shqetsim.
Edi Rama ka mandatin e tij të tretë. Dhe kur shikohet se opozita e para 25 prillit (që dukej e bashkuar) tashmë ndodhet e shpartalluar, ndërsa Kryeministri Rama nuk ka e vështirë të ecë deri në vitin 2025 me vështrimin për vitin 2030.
Fatkeqsi e madhe për Shqipërinë se si përfundoi PD-ja; e copëtuar, e deziluzionuar dhe që po bëhet gazi i botës.
KOHA JONË SONDAZH

