Edi Rama: PD-ja flet “rroma për toma” për policinë e Shtetit. Qepeni !

Edi Rama në përurimin “Murin e Yjeve” tek ministria e brendshme tha ndër të tjera se PD-ja po sulmon egër policinë e Shtetit dhe se po flasin “rroma për toma” për policinë. Duhet ta qepë gojën PD-ja kur flet për policinë e Shtetit, përfundoi kryeministri Rama.

Policët që humbën jetën për një Shqipëri më të drejtë e të sigurtë do të kujtohen me një yll në Murin e Kujtesës të ngritur në godinën e rikonstruktuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Janë 264 yje të vendosur në këtë mur, dhe ylli më i fundit është për Ardian Kodrën, efektivin e FNSH-së i cili humbi jetën pak ditë më parë gjatë një operacioni policor në Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot u mbajt ceremonia e përurimit të rikonstruksionit të godinës, ku munguan ish minsitrat

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e mbajtur ministri Saimir Tahiri kërkoi “të shihet me përparësi rritja e pagës për punonjësit e policisë”, por e ka marrë fjalën kryeministri Rama i cili  tha se ministri e di se kemi rritur me 25 përqind pagën dhe do të vazhdojmë. Kryeministri kërcënoi PD-në që të mos sulmojë policinë për t’i ulur moralin asaj si dhe duke e denigruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?