Edi Rama për ”La Stampa”: Fati i Shqipërisë është BE-ja, pengesat vijnë nga Brukseli

Kryeministri Edi Rama ka folur për prestigjiozen italiane ”La Stampa”, nga Firence aty ku ishte dje në konferencën online me temë “Europa një botë që po ndryshon”. Rama thotë se procesi i anëtarësimit në BE për Shqipërinë, po ecën me hapa të ngadaltë, kjo për shkak të pengesave nga disa vende anëtare. Kreu i qeverisë kërkoi ndihmën e Italisë, për të tejkaluar këto pengesa.

”Ne jemi duke realizuar me sukses reformat e kërkuara nga ne, Reforma në Drejtësi është një nga ato arritje që duhet vlerësuar edhe pse jemi ende në mes të rrugës”, tha Rama. Duke theksuar se ende është e pamundur të parashikosh sesi do të ecë rruga e integrimit btë vendit, për shkak edhe të vetë reformit të brendëshëm të vetë BE-së.

”Është më lehtë të parashikosh që Sassuolo do të bëhet kampion i Italisë, për të mos përmendur një skuadër të madhe si Juventusi që aktualisht po vuan sesa të vësh bast për të ardhmen e Europës. BE-ja është një krijimi i pambaruar, është ende në progres”.

SHKARKO APP