Edi Rama: Po shkojmë drejt projektit tonë, shendetsia falas
Nuk ndalon kryeministri Rama për t’ju shpjeguar qytetarëve të mirat e asaj që po bën ministria e shendetsisë.
I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në qendrën shëndetësore të Shkozetit për të parë nga afër ecurinë e procesit të check up-it. Kryeministri tha se me masat e marra nga qeveria po shkohet drejt shëndetësisë falas.
“Me progresin që kemi bërë nuk kemi kemi vetëm kontrollin bazë falas por kemi dhe mjekun e familjes falas. Po të krahasojmë sot tarifat në spital për ata që janë të siguruar dhe ata që janë të pasiguruar diferenca është shumë e vogël. Pra po shkojmë drejt projektit tonë. Analizat janë absolutisht të standardeve europiane.” – u shpreh Rama.
Ndërkohë një ditë më parë kreu i opozitës denoncoi në media lajthitjet me analizat që kryhen përmes check up-it, ku disa qytetarë ishin diagnostikuar me sëmundje të ndryshme, por që realisht ishin shumë mirë.
Konçensioni i check up-it është një aferë korruptive sipas Partisë Demokratike, e cila vazhdimisht e ka denoncuar ministrin Ilir Beqaj.
KOHA JONË SONDAZH

