Edi Rama: Po udhëheqim procesin për ta bërë vendin gati për në BE. Komisioni Antikorrupsion diagnostikon organizimin e shtetit

Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist pasditen e sotme në ambientet e Kuvendit, prezantoi disa nga arritjet e qeverisë dhe institucioneve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shefi i qeverisë bëri një renditje shifrash dhe shpalosi objektin e Komisionit Antikorrupsion, që sipas tij përkon me procesin screening në kuadër të integrimit në BE, për të hedhur poshtë akuzat se me ngritjen e tij mazhoranca ka për synim kapjen e drejtësisë.

“Padrejtësisht u përfytyrua si përpjekje e Partisë Socialiste për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha dhe psetë e ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lodhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura. E gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave. Procesi që në gjuhën e BE-së quhet screening.

Ky komision, mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit dhe pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit, të Shqipërisë në BE të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme. Është një proces që ka zgjatur për 14 muaj dhe ku janë përfshirë 157 institucione.

Janë një sërë kapitujsh duke filluar nga themeloret dhe që kanë si tematika kryesore të transformuara në prezantime politikat publike, antikorrupsionin, masat parandaluese, ndëshkuese, parandalimin e korrupsionit në lidhje me deputetet, gjyqtarët, prokurorët, prokurimin publik, biznesin privat”.

SHKARKO APP