Edi Rama pret sot në Tiranë presidentin Ergodan. Ja agjenda e takimeve zyrtare
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, vjen sot në Shqipëri. Erdogan pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në orën 09:25.
Më pas Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e pallateve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë turke për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntor.
Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.
AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT ERDOGAN
09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”
10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.
10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë
13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë
18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit