Edi Rama prezanton aplikacionin e ri të denoncimit. Ja mesazhi i kryeministrit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot aplikacionin “Komisariati Digjital” që e konsideroi një dritare të re për denoncimin e krimit mjedisor.
Postimi i Ramës në Facebook:
MIRËMËNGJES
dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë
*Kujdesuni për mjedisin edhe për veten