Edi Rama: PS nuk bën asnjë kompromis për të prekur Drejtësinë!
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Teksa i lëvdoi për punën e bërë, Rama nuk kurseu që të ironizonte opozitën pasi kjo e fundit nuk ka vlerësuar ecurinë e procesit të integrimit të vendit në BE.
“Duhet të ndiheni krenar që punon me këtë gjë. Keni marrë pjesë me këtë revansh, duke treguar se administrata shqiptare i ka kapacitetet për të përmbushur këtë mision historik dhe për të qenë në lartësinë e kësaj detyre patriotike. Besoj se ju e mirëkuptoni kur unë them se kam pasur frikë, pasi nuk është një punë që bëhet për disa ditë. Shqipëria po bën punë të admirueshme për negociatat. Njerëzit thonë se; në administratë ka hajdutë, dhe nuk punon kush. Skuadra shqiptare po bën një performancë të jashtëzakonshme. Kjo është një arsye për të pasur këtë nevojë. Keni dhënë një kontribut që as vetë nuk e imagjinoni dot se do bëhej. Ju keni bërë një numër takimesh dhe keni bërë mbi kapacitetin për t’u anëtarësuar në BE. Ky është vetëm fillimi i procesit.
Kur vjen puna për të vlerësuar pjesën tjetër për këtë kapacitet të brendshëm qeverisës, shtetin, e kemi të vështirë. E kemi të vështirë në pikën që nuk janë pak ata që thonë; ishim më mirë kur ishim më keq. Ne natyrisht e dimë dhe ju e dini më mirë se unë, pasi i keni para letrat, pasi ky është vetëm fillimi”, tha Rama.