Edi Rama: Rilindja e shëndetësisë sfidë e vështirë, reforma solli ndryshime
Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, thotë se krahasuar me 3 vjet më parë situata në shëndetësi ka ndryshuar.
Kryeministri shprehet se lajmet e këqija nga ky sektor përhapen me shpejt, duke ushqyer perceptimin se gjërat vazhdojnë njëlloj. Por, – sipas Kryeministrit, e vëreteta është se gjërat kanë ndryshuar. “Shëndetësia, ashtu si çdo sektor, ka hyrë në një proces reformimi të thellë, ku njerëzit në nevojë për shërbim shëndetësor kanë përjetuar plot ndryshime pozitive dhe jo vetëm probleme të trashëguara ende të pazgjidhura”,- shkruan Rama.
Kreu i qeverisë ka postuar dhe një video të një pacienti që është shëruar nga Hepatiti C, duke shtuar se ky është shembulli, se si janë shpëtuar apo lehtësuar jetë njerëzish në nevojë për kujdes shëndetësor’.
Komenti i plotë i Kryeministrit në Facebook:
“Rruga e Rilindjes së Shëndetësisë mbetet një sfidë tejet e vështirë, por krahasuar me 3 vjet më parë…
Një lajm i keq nga ky sektor përhapet menjëherë dhe bashkë me emocionin e natyrshëm negativ për fatkeqësinë e dikujt apo pakujdesinë ndaj dikujt, ushqen perceptimin e trashëguar në vite se shërbimi shëndetësor në Shqipëri vazhdon po njësoj. Por e vërteta është se edhe shëndetësia, ashtu si çdo sektor, ka hyrë në një proces reformimi të thellë, ku njerëzit në nevojë për shërbim shëndetësor kanë përjetuar plot ndryshime pozitive dhe jo vetëm probleme të trashëguara ende të pazgjidhura.
Ja një ndër shumë shembuj, se si janë shpëtuar apo lehtësuar jetë njerëzish në nevojë për kujdes shëndetësor:”…
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154099485651523/
Lexoni edhe:
KOHA JONË SONDAZH

