Edi Rama sa tek Idrizi e sa tek Dule. Kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreq!

Kryeministri Rama ka marrë pjesë sot në Kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ndonëse marrëdhëniet e tij me kreun e kësaj partie, Vangjel Dule janë të “ngrira” prej shumë kohësh. Kulmi arriti kur Rama afroi në koalicion PDIU-në dhe Shpëtim Idrizin e bëri nënkryetar Kuvendi.

Që nga ai moment Vangjel Dule dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, si dhe deklaraoi se de facto partia e tij nuk është më pjesë e mazhorancës.

Por pjesëmarrja e Ramës në Kongresin e PBDNJ sot vjen edhe në kuadër të nevojës që mazhoranca ka për vota në Kuvend, për të miratuar reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë lëvizje Rama kërkon të marrë edhe votën e Dules, edhe pse ky i fundit duket më afër opozitës sa i përket qëndrimit për reformën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa më e madhe fjalimit të Ramës në Kongres ishte pikërisht për nevojën e miratimit të reformës në drejtësi. Ka edhe një detaj

PS ka qenë gjithnjë e afërt me minoritetin. Me Dulen jemi si vëllezër”, ka thënë Rama.

Prania e tij në Kongresin e PBDNJ është gjithashtu edhe një lloj karshillëku që Rama i bën ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilin Dule e ka akuzuar vazhdimisht për afera me pronat dhe projektet në jug të vendi. Por Edi Rama ka mbetur sa tek Shpetim Idrizi e sa tek Vangjel Dule. Kujt t’ia ndreq e kujt t’ia ndreq !

Por Dule eshte ujk i vjeter dhe nuk bie kollaj ne kurthin e Kryeministrit Rama, aq me teper qe e ka ngrene njehere nga Rama. Loja ta kete mire me grekun dhe mire me çamët nuk duket se funksionon, duke ditur se Dule e di mire se Rama ka supermik Kokedhimen, te cilin e ka armik te betuar PDBNJ.

Rama po shikon dhe pyet se kush ka kongres keto dite qe te shkoj e te flas. Por vetem “kaubojsi” mund te beje kongres ne fund te korrikut sepse do te krijoje parti te re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?