Edi Rama sërish vizitë në Itali
Kryeministri Rama zhvilloi një vizite ne Itali, ku ka qene ne Peskara, ku zhvilloi takime me disa prej sipërmarrësve me te mëdhenj te Abruzzo-s si dhe me drejtuesit e shoqatave tregtare. Kryetari i qarkut Luciano D’alfonso u shpreh se prania ne Abruzzo e kryeministrit shqiptar Edi Rama është nje mundësi unike për te forcuar bashkëpunimin dhe per te rigjeneruar ekonominë. Është një fakt se Italia deri tani është partneri me i madh tregtar i Shqipërisë, duke marre 47% te eksporteve shqiptare. Po ashtu Italia është furnizuesi kryesor me 33.2% ne totalin e importit. Kryeministri Rama ka theksuar se ekonomia shqiptare ofron perspektive interesante per kompanitë italiane, veçanërisht ne sektorin e energjisë, pasi ka nje potencial te madh ne fushën energjetike. Ne këtë drejtim, Rama theksoi se kjo reforme ishte vendimtare dhe nder te tjera ka çuar ne liberalizimin e sektorit.