Edi Rama shkruan në FB për vizitën në Berat

 

Edi Rama shkruan ne FC :Sot me socialistët e Beratit për procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në Partinë Socialiste në këtë moment të ri hapjeje. Sot forca jonë politike duhet të kapërcejë kufijtë ekzistues, të zgjerojë hapësirën e vet të ndërveprimit me komunitetet dhe të thithë në gjirin e vet sa më shumë të reja dhe të rinj, burra dhe gra, individë që vijnë nga fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore dhe të rrugëve të ndryshme të punës. Bilanci i arritjeve në dy vitet e para të qeverisjes na jep sot kurajon që reformat e nisura t'i shtyjmë edhe më fort përpara. Dhe për ta bërë të mundur të gjithë projektin tonë të reformave në një kohë të shkurtër, për të fituar të gjithë atë kohë të humbur me vite të tëra duke i shmangur këto reforma, është e domosdoshme që të kemi një Parti Socialiste të modernizuar në përbërjen e strukturës sociale të organizatës. Është shumë e rëndësishme që organizatat e Partisë Socialiste të hapen ndaj njerëzve të punës, ndaj njerëzve të suksesit, ndaj njerëzve që në jetën e tyre të përditshme janë shembull sesi gjërat bëhen me ide, punë, pasion e këmbëngulje. Që nga nxënësit e dalluar, tek studentët e spikatur, sipërmarrësit dhe tregtarët e vegjël në çdo rrugë e në çdo lagje, tek fermerët në fshat, mësuesit, pedagogët, intelektualët dhe padyshim, edhe tek sipërmarrësit e mëdhenj, duhet të gjejnë hapwsirën e tyre në Partinë Socialiste. Për çdokënd që do ndryshim të qëndrueshëm përmes reformave reale, për çdokënd që do t’i hapë rrugë familjes dhe fëmijëve të vet që të jetojnë me dinjitet në këtë vend, Partia Socialiste është një mjet i pazëvendësueshem.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?