Edi Rama si fotograf pyet se kush e votoi reformën në drejtësi?

Kryeministri Edi Rama, jo vetëm ka votuar mbrëmjen e djeshme ligjet e paketës së reformës në drejtësi, por ka luajtur edhe rolin e fotografit. Nga vendi ku qëndron, pas foltores së Kuvendit, shefi i qeverisë ka fotografuar sallën, kur në të ndodheshin vetëm deputetët e shumicës parlamentare.

Në foton e publikuar sot, shefi i qeverisë ka bërë edhe një shënim ironik ndaj opozitës. “Gjatë miratimit të ligjeve bazë për zbatimin e Reformës në Drejtësi, ku fatkeqësisht mungojnë ata që e duan reformën me çdo kusht”, shkruan Rama.

Opozita votoi vetëm ligjin për ngritjen e prokurorisë së posaçme për hetimin e korrupsionit e zyrtarëve të lartë dhe më pas u largua nga salla, duke deklaruar për ligjet e tjerë munguan konsensusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

14570525_10154074813316523_6014020608707201599_o

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?