Policia shkul me forcë parullat e LSI, Kejdi Mehmetaj: “Edi Rama ta harrojë se bën takim sot në Fier!”
Sot në Fier pritet të ndodhë në përplasje e madhe pasi policia bashkiake dhe ajo e shtetit po shkulin me forcë banerat elektoralë të LSI në Fier.
Bashkia e Fierit ka hequr banerat e LSI-së, megjithëse ka një kontratë ligjore të nënshkruar mes palëve. Banerat aty kanë qenë, sipas ligjit dhe kontratës së bashkisë me subjektin politik LSI.
Kejdi Mehmetaj e LSI së bashku me kandidatë të tjerë janë paraqitur pranë zyrave të Bashkisë së Fierit ku po kërkojnë zgjidhje të këtij problemi, pasi nuk mund të hiqen banerat elektoralë të një partie, kur ka kontratë, vetëm se aty do kalojë apo flasë kryeministri Rama.
Gjatë përballjes me policët, Mehmetaj ka kërcënuar se “Rama nuk do të bëjë takim në rast se heq banderolat”.
“Rama ta harrojë se bën takim sot në Fier po nuk vendosën banerin aty”,- tha Kejdi Mehmetaj.
Ajo ka denoncuar në rrjetin e saj social ngjarjen e ndodhur në Fier, ku sot ndodhet edhe kryeministri Edi Rama.
“I kanë hequr në mënyrë të paligjshme banerat e LSI-së dhe kanë vendosur të PS-së. Edhe mbrëmë i kemi me prova që i kanë shkulur nga shtyllat banerat tonë. Të gjithë këta do të përgjigjen jo vetëm përpara ligjit, por edhe përpara popullit. Kryetari i Bashkisë ka frikë që të përballet me ne. Ne iu garantojmë se asnjë aktivitet politik nuk do të zhvillohet në Fier nëse nuk vendosen banderolat e LSI-së.
Të gjithë këta burracakë që nuk përballen me të vërtetën, që kanë frikë si një bandë do të vendosen përpara përgjegjësisë me 25 prill. Deri më tani kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 17 veta që nuk janë as punonjës të Bashkisë së Fierit. Pse nuk del që të na japë përgjigje këtu? Është turp dhe papërgjegjshmëri totale”,- tha Kejdi Mehmetaj.
Ndërkohë policia e shtetit dhe ajo bashkiake po i shqyejnë banerat elektoralë të LSI. Qindra simpatizantë të LSI po mobilizohen të shkojnë në qendër të Fier, atje ku policia ka hequr banerat e LSI. Po kështu drejt LSI në Fier po drejtohen edhe qindra të anëtarë të kësaj force politike.
Nga policia e shtetit mësohet se po nisen qindra forca policie shtesë drejt Fierit për të shmangur përplasjen fizike mes militantëve të PS dhe LSI.